Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Altin Morinën, efektivin e RENEA-s, që iu gjendën 113 mije euro në automjet.
Lirimi i tij ka ardhur pas administrimit të deklarimeve të biznesmenit, nga i cili Morina tha se i kishte marrë paratë. Biznesmeni në fjalë ka pranuar t’i ketë dhënë shumën efektivit të RENEA-s.
Kujtojmë se 43-vjeçari u vu në pranga në mars dhe akuzohej për pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje e të ardhurave dhe shpërdorim detyre. Morina, banues në Tiranë është me detyrë Shef i Stërvitjes te Reparti Special RENEA.