LAJME

Publikohet video e plotë: Hoxha që u shfaq duke përdhosur flamurin, po jepte ligjëratë atdhedashurie

Hoxha Mazllam Mazllami ka pretenduar se videoja e shkëputur dhe publikuar në platformën TikTok nuk e thotë krejt të vërtetën në lidhje me qëndrimet e tij për atdheun. Por, çka thotë videoja e plotë? 

Hoxha në fjalë në videon e shkurtër shfaqej duke e ‘përdhosur’ flamurin kombëtar shqiptar. Megjithatë, në videon e gjatë 29-minutëshe del se ai po fliste pikërisht për patriotizmin dhe po e mbronte veten nga disa kritika që e kishin parë pikërisht me flamur.

Natyrisht, të njëjtat fjalë dëgjohen edhe në këtë video të gjatë.

“Kjo është harrën, leckë, bezë – ndryshon prej ditëve në ditë, prej shekullit në shekull. Ama vendi është, vatani mos me ta marrë.” – thotë ai nga minuta 6:45 të videos së mëposhtme.

Ai tutje ankohet edhe se më 28 nëntor kishte qenë ditë pushimi, duke u shprehur:

“Sot e kemi pushim, por të kish qenë punë për me i fitu kah 10 euro, kish me qenë ma mirë,” – thotë z. Mazllami.

Ai shkon ë tej duke thënë se “Kina e ka bo” flamurin kombëtar shqiptar, me gjasë duke e pasur bindjen për materialin.

Cili është kuptimi? 

Hoxha në fjalë bazuar në fjalët që thotë për atdheun (që i referohet nganjëherë si vatani) del se në fakt po mbron atdheun. Ai i drejtohet muslimanëve që e ndjekin në kanalin e tij në Youtube me thënie e fjalë të zgjedhura nga filozofë të ndryshëm që shprehin atdhedashuri, derisa – duhet thënë – shpreh përçmim për anën simbolike.

“Të shikosh vetëm tymin që ngrihet nga brigjet e vendlindjes, kënaqesh,” – thotë Homeri sipas hoxhës Mazllami, në një prej dhjetëra thënieve të ndara prej tij.

Dëgjo ligjëratën e plotë:


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

11 minuta ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

12 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

14 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

1 ditë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

1 ditë ago