FOTO&VIDEO

E detyori djalin 3-vjeçar që të gjuajë me kallash, Prokuroria e Kosovës ngreh aktakuzë ndaj ish-pjesëtarit të ISIS’it

Prokuroria Speciale e Kosovs ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër një personi me inicialet V.Q, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” dhe “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijët”, raporton Express.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri V.Q., më 28.06.2014, së bashku me tani të ndjerin A.U., nga komuna e Ferizajt, me paramendim, me dashje dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS në Siri, ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës, përmes vendkalimit kufitar Hani i Elezit, ku ka shkuar në territorin e Maqedonisë, dhe pasi që kanë marrë udhëzimet për mënyrën e rrugëtimit nga I.A. kanë udhëtuar përmes rrugëve ilegale nëpër Bullgari e Turqi, ku më pas kanë arritur në Siri dhe në pjesën kufitare janë pritë nga pjesëtarët e ISIS-it.

“Pas identifikimit dhe regjistrimit në formular, si pjesëtarë i kësaj organizate ka vijuar trajnim përkatës ku edhe më pastaj ka punuar si infermier në spitalet ushtarake të ISIS-it, dhe gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë i pajisur me uniformë ushtarake, pushkë automatike si dhe me jelek me eksploziv (hizam) duke propaganduar përmes fotografive dhe incizimeve organizatën terroriste ISIS, e që edhe më 29.12.2017, është arrestuar nga forcat demokratike Siriane, ku ka qëndruar deri më 19.04.2019, me ç’rast edhe është riatdhesuar në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me këto veprime i pandehuri V.Q. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.

I njëjti akuzohet edhe për “Keqtrajtim apo braktisja e fëmijës”.

Sipas Prokurorisë, “më 08.09.2017, në zonat e konfliktit në Siri, në shtëpinë ku përkohësisht ka banuar, si pjesëtarë i organizatës terroriste ISIS, ka detyruar fëmijën e tij U.Q. i moshës rreth 3 vjeçar që të përfshihet në aktivitet ku rrezikohet apo dëmtohet zhvillimi i fëmijës, në atë mënyrë që ia vë hizamin – jelekun me eksploziv duke i dhënë edhe pushkën automatike në dorë duke i thënë: “merre kallashin dhe gjuaj bam, bam”, e që të gjitha këto veprime i ka incizuar me video kamerë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

6 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

10 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

10 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

19 orë ago