POLITIKE

“Izolimi”: Ambasadori gjerman ia jep një ide Kosovës si t’i bindë shtetet hezituese për vizat

Gjermania ka filluar qysh herët të zbeh shanset që t’ia liberalizon vizat Kosovës nën kryesimin e saj të Bashkimit Evropian, ajo tani përmes diplomatëve të saj po ju jep ideja politikanëve kosovarë.

Liberalizimi i vizave për kosovarët është bërë një çështje tashmë e monotone ku edhe pas shumë viteve po ndodhë liberalizimi dhe qytetarët po mbesin të izoluar.

Lidhur me këtë proces ka folur sot ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, ku ka thënë se sigurisht që Gjermania ka dëshirë që kosovarëve t’iu hiqen vizat, megjithatë thekson se vendimi për diçka të tillë nuk varet vetëm nga qëndrimi i Berlinit zyrtar.

Diplomati gjerman në Prishtinë ka thënë se çfarëdo vendimi për heqje të kufizimit të lëvizjes për kosovarët prek dhe sigurinë e shteteve anëtare, prandaj është një vendim për të cilin duhet të pajtohen të gjithë.

Heldt ka thënë se gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt, ishte krijuar një grup punues i cili ishte në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë sa i përket liberalizimit të vizave.

Ai ka thënë se një gjë e tillë ka qenë shumë një ide e mirë, meqenëse Qeveria e Kosovës kishte shprehur gatishmërinë për t’i diskutuar të gjitha çështjet që ndërlidhen me sigurinë përmes krijimit të grupeve bilaterale të diskutimit.

Ai ka thënë se një strategji e tillë e punës do të ishte mirë nëse do të përdorej nga Kosova edhe me shtetet tjera të cilat janë duke hezituar sa i përket liberalizimit të vizave.

“Një gjë që e shoh si një ide shumë e mirë në vitin e fundit, Qeveria kishte propozuar Ministrisë sonë të Brendshme, që nëse keni kërkesa specifike sa i përket çështjeve që ndërlidhen me sigurinë, pse ne nuk krijojmë grupe të përbashkëta punuese për t’i diskutuar këto çështje. Kështu që gjërat nuk qëndrojnë të pasqaruara në ajër, por le të flasim për to dhe ju mund të vendosni nëse jeni të kënaqur apo jo”, ka thënë Heldt.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

2 orë ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

14 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

22 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago