KRYESORE

Izraeli: Fluturojmë lirisht mbi Teheran, kemi shkatërruar sistemin mbrojtës të Iranit

Forcat izraelite po veprojnë lirisht mbi hapësirën ajrore të Teheranit, pasi kanë eliminuar shumë nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit. Kështu deklaroi Forca e Mbrojtjes së Izraelit, IDF.

“Kemi vendosur liri ajrore veprimi nga perëndimi i Iranit deri në Teheran”, tha të shtunën zëdhënësi i IDF-së, Gjeneral Brigade Effie Defrin, citon A2 CNN. “Pilotët e forcës sonë ajrore fluturuan për rreth 2 orë e gjysmë mbi Teheran, ndërsa dronët tonë janë në aksion për 24 orë në ditë, duke survejuar zonën dhe duke realizuar sulme e mbledhur informacion”, shtoi ai.

Superioriteti në ajër lejoi Izraelin të sulmojë të premten Iranin, tha Defrin. Ai gjithashtu shpjegoi se rreth 70 avionë izraelitë goditën 40 objektiva rreth kryeqytetit iranian gjatë natës së kaluar.

Çfarë po ndodh tani

• Irani lëshoi një valë të re raketash drejt Izraelit herët të shtunën, duke përmbyllur një natë shpërthimesh dhe sulmesh të ndërsjella mes dy vendeve, që shkaktuan shkatërrime në Tel Aviv dhe Teheran.

• Konflikti i kahershëm mes Iranit dhe Izraelit është përshkallëzuar pas një sulmi të paprecedentë të Izraelit të premten në mëngjes ndaj objektivave bërthamore dhe ushtarake iraniane, ku u vranë disa nga udhëheqësit më të lartë të vendit, duke rritur frikën për një luftë më të gjerë rajonale.

• Sipas autoriteteve izraelite, tre persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmet iraniane. Irani ka raportuar të paktën 78 të vrarë dhe 320 të plagosur nga sulmet izraelite, shumica civilë.

• Ministri izraelit i mbrojtjes deklaroi të shtunën se banorët e Teheranit “do të paguajnë një çmim të rëndë” dhe se kryeqyteti iranian “do të digjet” nëse Irani vazhdon me sulmet raketore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

2 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

5 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

22 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

1 ditë ago