Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, tha se vendi i tij mund të veprojë vetëm kundër Iranit. Deklarata e tij erdhi pas reagimit të sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.
Kryediplomati amerikan më herët ka thënë se parasheh një kundërpërgjigje kolektive ndaj sulmit të javës së kaluar kundër anijes së menaxhuar nga një kompani izraelite afër brigjeve të Omanit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
“Po punojmë për ta grumbulluar botën, por njëkohësisht ne gjithashtu dimë të veprojmë vetëm”, tha kryeministri izraelit të martën gjatë një vizite në kufirin verior të vendit.
Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe e kanë fajësuar Iranin për këtë sulm, ndonëse Teherani e ka mohuar akuzën.
Gazeta Express ka raportuar se dy anëtarë ekuipazhi, një britanik dhe një rumun, u vranë të enjten, kur një anije për transportimin e karburanteve, e menaxhuar nga kompania izraelite, “Zodiac Maritime”, u sulmua afër brigjeve të Omanit, njoftoi vetë kompania të premten.
Ndryshe, tensionet në Gjirin Persik janë rritur që nga vendosja e sanksioneve amerikane kundër Iranit më 2018 nga ish-presidenti Donald Trump, i cili gjithashtu e tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja bërthamore me Iranin.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…