BOTA

Izraeli me një bazë të fshehtë në Irak për luftën kundër Iranit?

Izraeli ka ngritur një bazë ushtarake të fshehtë në shkretëtirën e Irakut për të mbështetur fushatën e tij ajrore kundër Iranit.

Sipas burimeve të The Wall Street Journal, Izraeli e ka ndërtuar këtë objekt pak para fillimit të luftës dhe me dijeninë e Shteteve të Bashkuara. Baza shërbente si strehë për forcat speciale dhe si qendër logjistike për Forcën Ajrore izraelite.

Në këtë vend ishin të vendosura edhe ekipe kërkim-shpëtimi, në rast se ndonjë pilot izraelit do të rrëzohej, megjithatë kjo nuk ndodhi.

Në një rast kur një avion luftarak amerikan F-15 u rrëzua pranë Isfahanit në Iran, Izraeli ofroi ndihmë, por forcat amerikane kryen vetë operacionin e shpëtimit të dy pilotëve, ndërsa Izraeli ndërmori sulme ajrore për të mbrojtur operacionin.

Sipas raportimeve, baza izraelite pothuajse u zbulua në fillim të marsit, kur media shtetërore irakiane raportoi për aktivitet të pazakontë ushtarak në zonë, përfshirë fluturime helikopterësh. Ushtria irakiane dërgoi trupa për hetim, por u përball me sulme ajrore, duke shkaktuar edhe viktima.

Qeveria e Irakut e dënoi atë që e quajti “operacion të papërgjegjshëm”, duke thënë se ai ishte kryer pa koordinim dhe miratim.

Më vonë, Bagdadi paraqiti një ankesë në Kombet e Bashkuara, duke akuzuar për përfshirje të forcave të huaja dhe duke ia atribuar sulmin Shteteve të Bashkuara, të cilat e mohuan përfshirjen.

Incidenti u raportua gjerësisht në media dhe nxiti spekulime mbi identitetin e forcave të përfshira. Sipas burimeve, gjatë përleshjes një ushtar irakian u vra dhe dy të tjerë u plagosën.

Autoritetet irakiane më pas dërguan njësi speciale kundër terrorizmit për të hetuar zonën, ku u gjetën prova për praninë e forcave ushtarake të huaja.

Sipas ekspertëve të sigurisë, të cituar nga The Wall Street Journal, krijimi i bazave të tilla të përkohshme është një praktikë e zakonshme para operacioneve ushtarake.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago