Së paku 12 palestinezë, përfshirë tre komandantë të grupit militant, Xhihadi Islamik, u vranë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës.
Autoritetet palestineze të shëndetësisë thanë se tri gra dhe tre fëmijë janë në mesin e të vrarëve.
Së paku 20 persona të tjerë u plagosën.
Izraeli tha se ka nisur një operacion që ka në shënjestër militantët, të cilët përbëjnë kërcënim të menjëhershëm për qytetarët e tij, shkruan rel.
Xhihadi Islamik u zotua se do të hakmerret dhe militantët me bazë në Rripin e Gazës pritet ta sulmojnë Izraelin me raketa.
Zyrtarët izraelitë po përgatiten për disa ditë luftime, raportojnë korrespondentët nga terreni.
Ushtria izraelite tha se përveç tre militantëve, avionët e saj kanë goditur edhe dhjetë lokacione që përdoren për prodhimin e armëve, ashtu si edhe gjashtë objekte ushtarake të Xhihadit Islamik.
Krahu ushtarak i Xhihadit Islamik, Brigada al-Quds, konfirmoi se tre komandantë janë në mesin e të vrarëve.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se “çdo terrorist që i dëmton qytetarët izraelitë, do të pendohet”.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…