Një operacion i madh policor ka nisur në Zvicër pas një sulmi me thikë në stacionin e trenit në qytetin e Winterthur, në të cilin tre persona u plagosën.
Motivi i sulmit mbetet i panjohur, por sipas mediave lokale, autori, një zviceran 31-vjeçar, u dëgjua duke bërtitur “Allahu Ekber” gjatë incidentit.
Dëshmitarët thanë se sulmi ndodhi pak para orës 8:30 të mëngjesit të ditës së sotme. Sulmuesi u arrestua në stacionin e trenit pak kohë më vonë.
Një kalimtar që foli për gazetën zvicerane Blick tha: “Dëgjova një burrë pas meje duke bërtitur ‘Allahu Ekber’ pesë ose gjashtë herë në një mënyrë shumë intensive.”
Sipas gazetës 20 Minuten, në kohën e sulmit, një grup nxënësish po kalonin pranë stacionit, ndërsa mësuesi i tyre dyshohet se qëndroi përpara fëmijëve për t’i mbrojtur ata.
Forca të forta policie dhe shpëtimi nxituan në vendngjarje, ndërsa zona përreth stacionit ishte bllokuar nga policia.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…