KRYESORE

Izraeli shpall kontroll total ajror mbi Iranin, thotë se ka shkatërruar mbi 120 lëshues raketash iraniane

Në një zhvillim të fundit në luftën Izrael – Iran, Izraeli ka pretenduar se ka marrë kontroll total të hapësirës ajrore iraniane, ndërsa ka njoftuar edhe se ka shkatërruar mbi 120 lëshues raketash iraniane – afërsisht një të tretën e arsenalit raketor të Iranit – që nga fillimi i ofensivës së tij ushtarake në fundjavë.

Sipas BBC-së, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, gjenerali Effie Defrin, ka deklaruar se vetëm natën e kaluar, forcat ajrore izraelite kanë asgjësuar mbi 20 lëshues raketash, “vetëm pak minuta para” se të përdoreshin për të goditur territorin izraelit, transmeton Express.

Ai gjithashtu ka shtuar se Izraeli ka ndërmarrë një valë sulmesh të koordinuara mbi rreth 100 objektiva ushtarake në Isfahan, në qendër të Iranit, duke përfshirë depo raketash, qendra komanduese dhe lëshues, me pjesëmarrjen e rreth 50 avionëve luftarakë.
Ndërkohë, në një tjetër deklaratë të fortë, ushtria izraelite ka thënë se ka “kontroll të plotë ajror mbi Teheranin”.

Këto pretendime vijnë në një moment kur tensionet mes dy vendeve janë në kulmin e tyre dhe rreziku për përshkallëzim të mëtejshëm mbetet i lartë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago