Izraeli të martën i largoi kufizimet që ua ndalonin çifteve homoseksuale dhe burrave beqarë që të bëheshin prindër përmes grave “surrogate” – gra të cilat lindin dhe ua japin foshnjën baballarëve.
“Është një ditë historike për luftën e komunitetit LGBTQ në Izrael”, tha ministri izraelit i Shëndetësisë, Nitzan Horowitz, në një konferencë për gazetarë, kur e dha njoftimin se ministria u ka dhënë qasje të barabartë të gjithëve për shtatzëni surrogate.
Komuniteti LGBTQ në Izrael për një kohë të gjatë ka kërkuar që t’i lejohet kjo metodë për t’u bërë prindër, e cila tashmë është e lejuar për çiftet heteroseksuale dhe gratë beqare, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.
Në korrik të vitit të kaluar, Gjykata Supreme, të cilës iu paraqit rasti nga aktivistët për të drejtat e homoseksualëve, kishte marrë vendim se ndalimi i shtatzënisë surrogate për çiftet e këtij komuniteti dhe burrat beqarë i shkel të drejtat e tyre dhe duhet të hiqet brenda gjashtë muajve.
Kufizimet vlenin vetëm për caktimin e shtatzënive surrogate brenda Izraelit, prandaj disa persona që u ndalohej një gjë e tillë kanë udhëtuar jashtë vendit për ta realizuar qëllimin e tyre.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…