FOTO&VIDEO

Në Shqipëri nga sot, punëtorët e pavaksinuar duhet të testohen çdo pesë ditë

Në Shqipëri, nga sot, do të hyjnë në fuqi masat e reja kundër pandemisë. Nga 4 janari, punëtorët e administratës publike, ata të qendrave tregtare dhe supermarketeve duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit për t’u paraqitur në punë, ose nëse s’duan të vaksinohen duhet të bëjnë test çdo pesë ditë.

Në mbledhjen e shkuar në Shqipëri autoritetet vendosën po ashtu që për shkak të përhapjes së variantit Omicron, në Shqipëri t’u ndalohet hyrja shtetasve të huaj me histori udhëtimi brenda dy javëve të fundit në Afrikë të Jugut, Keni, Angolë, Zambi, Bostwana e Senegal.

Shtetasit shqiptarë rezidentë, që vijnë në Shqipëri dhe kanë histori udhëtimi 14 ditët e fundit para mbërritjes, në vendet e listuara më sipër do të karantinohen në shtëpitë e tyre për 14 ditë dhe do të monitorohen nga njësitë shëndetësore.

Në Shqipëri vazhdon të vlejë ora policore në periudhën 23:00-06:00. Në kufij të gjithë duhet të dorëzojë certifikatën e vaksinës, ose testin negativ.

Aktualisht janë mbi 6000 raste aktive me COVId-19 në Shqipëri. Mbi 3200 persona kanë humbur betejën me virusin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago