Presidenti Trump deklaroi se kishte mësuar që kurdët nuk kishin ndihmuar ShBA-të në Luftën e Dytë Botërore nga një artikull “shumë shumë i fuqishëm”.
Presidenti amerikan Donald Trump ka mbrojtur sot vendimin e tij për t’u tërhequr nga Siria duke refuzuar të pranojë edhe kritikat e bëra se SHBA po braktisi kurdët.
Presidenti amerikan iu tha reporterëve që kurdët “nuk na ndihmuan neve në luftën e dytë botërore, nuk na ndihmuan në Normandi për shembull – ata përmendim emra të betejave të ndryshme, por s’ishin kurrë atje”, komentoi ai duke habitur opinionin amerikan.
“Kemi dhënë ndihma të jashtëzakonshme ndaj tyre, në armë, municione dhe para”, tha ndër të tjera Trump.
Me teza izolacioniste në dukje, presidenti amerikan ka deklaruar se politika e tij e tërheqjes së SHBA nga fronte të shumta është e duhura dhe ajo po gjen mbështetje në Amerikë. Sipas tij luftërat që vazhdojnë prej qindra vjetësh me një urrejtje irraconale nuk i përkasin Amerikës.
Trump po bën përherë e më të qartë se ai nuk do të autorizojë ndonjë ndërhyrje ushatarake brenda mandatit të tij të parë, duke u sjellë si një biznesmen që te çdo politikë sheh edhe fitimin përpara se të bëjë shoun e politikanit.