Nga gati 200 pasaporta, pasaporta e Japonisë mbretëron si pasaporta më e fuqishme në botë për të katërtin vit radhazi, sipas Indeksit të Pasaportave Henley të vitit 2021, të publikuar më 5 tetor. As këtë vit, SHBA-ja nuk u përfshi ndër pesë vendet e para.
Henley & Partners, një firmë globale këshilluese për shtetësinë, me qendër në Londër, përdor të dhënat nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror për të renditur pasaportat duke u bazuar në numrin e përgjithshëm të destinacioneve që mund të aksesojnë mbajtësit e tyre, pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë. Indeksi përfshin 199 pasaporta dhe 227 destinacione udhëtimi.
“Për çdo destinacion udhëtimi, nëse nuk kërkohet vizë, atëherë pasaportës në fjalë i jepet 1 pikë. Kjo vlen edhe nëse mbajtësit e pasaportave mund të marrin një vizë pas mbërritjes, një leje vizitori ose një leje elektronike udhëtimi, pas hyrjes,” thonë autorët e listës.
“Aty ku kërkohet vizë, ose kur mbajtësi i pasaportës duhet të aplikojë për një vizë elektronike të miratuar nga qeveria para nisjes, pasaportës i jepet 0 pikë. E njëjta gjë vlen edhe nëse ato kanë nevojë për miratim para nisjes për të marrë një vizë pas mbërritjes në destinacion”.
Siç ndodh zakonisht, tre shtete aziatike – Japonia dhe Singapori në vendin e parë dhe Koreja e Jugut dhe Gjermania në të dytin – kryesuan listën, dhe shumica e shteteve europiane u përfshinë në 10 vendet e para, së bashku me Australinë dhe Kanadanë.
Ky është një lajm veçanërisht i mirë për qytetarët japonezë, pasi Japonia nuk i lejon shtetasit e saj të kenë kombësi të dyfishtë, ashtu si edhe pjesa më e madhe e vendeve aziatike.
Shtetet e Bashkuara u ngritën një vend në listë nga viti 2020, kur u rendit në vend të tetë pasi pasaporta amerikane mund të aksesonte 184 shtete pa viza.
Shqipëria dhe rajoni
Sipas indeksit Shqipëria renditet në vendin e 56, ku poseduesit e pasaportës shqiptare mund të udhëtojnë në 113 shtete.
Maqedonia e Veriut në vendin e 47 me 125 vende të aksesushme, Mali i Zi në vendin e 28 me 123 shtete. Kosova në vendin e 108, ku mund të udhëtohet në vetën 40 shtete.
10 pasaportat më të fuqishme janë:
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…