FOTO&VIDEO

Jahti i ri 500 milionë dollarë për Jeff Bezos

Një superjaht krejt i ri pret Jeff Bezos verën në prag.

Mrekullia 127 metra “Koru”, javën e kaluar u largua nga kantieret detare në Holandë, me destinacion bregdetin e Spanjës, pranë Mallorca.

Aty jahti luksoz do t’i nënshtrohet kontrolleve përfundimtare, përpara se të dorëzohet në duart e miliarderit amerikan.

Sipas informacioneve nga Bloomberg, jahti i kushtoi themeluesit të Amazon më shumë se 500 milionë dollarë.

Sigurisht, kjo shumë është një pikë në oqeanin e parave që ndodhet në llogarinë bankare të 59-vjeçarit. Të mos harrojmë se bëhet fjalë për njeriun e 3-të më të pasur në botë, me një pasuri prej 126.2 miliardë dollarësh.

“Koru”, i njohur më parë si Y721, po lundron nën flamurin e Ishujve Kajman. Është anija më e gjatë me vela dhe një nga më të mëdhatë e ndërtuara ndonjëherë nga Hollanda Oceanco.

Kujtohet se super-jahti shkaktoi disa probleme dhe shumë… dhimbje koke për prodhuesit e tij. Dhe kjo për shkak të lartësisë së madhe të velave të saj, të cilat nuk mund të kalonin nëpër një urë historike prej çeliku, në mënyrë që anija të lundronte në Detin Baltik.

Fillimisht, Oceano i kërkoi qytetit të Roterdamit të çmontonte urën, gjë që u pranua nga autoritetet lokale. Por për shkak të protestave publike, plani u anulua.

Kështu u vendos bashkërisht që jahti të kalonte urën pa velat e saj, të cilat u vendosën më pas.

Përveç sa më sipër, madhësia e velave pati një efekt tjetër të pakëndshëm. Kjo, pasi nuk mund të ulet helikopteri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

1 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

7 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

9 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

24 orë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…

1 ditë ago