POLITIKE

Jakshiç: Serbët e Kosovës janë të bindur se jemi në prag të tradhtisë së madhe

Kosova kurrë nuk mund të bëhet shtet i veçantë pa ndihmën e Serbisë, prandaj mendoj se Prishtina ka gjetur aleat të besuar për këtë Vuçiqin, pasi atë që nuk mund ta bënin bombat e NATO-së, në mënyrë commode e qetë Vuçiq ia lëshoj Prishtinës, kështu u shpreh Marko Jakshiç deputeti popullor duke komentuar ultimatum që ndodhet para Serbisë rreth propozimit evropian për Kosovën dhe debatin që pritet në Kuvendin e Serbisë, shkruan “Nova.rs”.

Lidhur me çështjen se çfarë i pret serbët e Kosovës, Jakshiç tha se “Shumica e serbëve të Kosovës e di çka po ndodhë dhe paragjykon se jemi në prag të edhe një tradhtie të madhe dhe se serbët duhet të kryqëzohen me shtetin e tyre”.

“Ajo çka ofrohet nuk është aspak e volitshme për serbët dhe ata e presin me shqetësim, pak njerëz e dinë se kjo që ofrohet është plani i Ishingerit, ai ishte pjesëmarrës në bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës që udhëhiqeshin nga Ahtisari dhe ky plan ishte ofruar në 2008. Delegacioni ynë në atë vit pat refuzuar planin, tash u ri dizajnuar dhe hyn në lojë para neve, që praktikisht duhet përmbyll pavarësinë e shtetit të Kosovës, të edhe një shteti shqiptar në Ballkan”, tha ai.

Ndërsa rreth faktit se askush nuk ka sqaruar serbët, Jakshiç tha se “E dini se Lista Serbe para së gjithave u krijua ta dëgjoj Vuçiqin. Ata kanë deficit intelektual dhe në çdo aspekt tjetër, ata janë sjell aty për mos të menduar apo sqaruar por vetëm të përcjellin udhëheqësin e vetë, prandaj nuk ka sqarime as nga LS as nga zyrtarët tjerë, sepse pas barrikadave të fundit LS pothuajse u fundos”.

“Ata janë zhduk, edhe ashtu kanë imazh të vogël tek serbët e Kosovës se nuk ju besojnë, ndërsa zyra për Kosovën tash e  10 vjet gënjejnë serbët për fitore të ndryshme, a ju kujtohet Gjuriq dhe fitorja 5:0, q[ vazhdoi ehe nga Petkoviç. E vërteta është se LS dhe Vuçiq sa më shumë fitojnë, serbëve ju thyhen dhëmb[t dhe gjithnjë më shumë gjinden në Kosovën e pavarur. Ata as nuk mund sqarojnë as të thonë diçka e aq më pak ju besohet, andaj ata besojnë se këtu fjala është për tradhti”, tha Jakshiç.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago