Jakup Krasniqi për koalicionin VV – LDK: Prit magar sa të del bar!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi përmes një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare Facebook ka ironizuar me situatën aktuale politike në vend, gjegjësisht me dy partitë që dolën të parat nga zgjedhjet e 6 tetorit, transmton IndeksOnline.

Gjithë orvatjet për një koalicion të mundshëm, Krasniqi i quajti si “mahi” politike, derisa ka thënë se të gjithë po vazhdojnë të heshtin me këtë gjendje.

Ai tutje ka shtuar se ndoshta do t’iu duhet ndihma e Vuçiqit, ndërsa ka përdor edhe një thënie të popullit “Prit magar të del bar”.