Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialidemokrate, Jakup Krasniqi, ka uruar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, për fitoren në zgjedhjet e djeshme.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka uruar edhe sovranin i cili, sipas tij, bëri zgjedhjen për ndryshimin e qeverisjes së vendit.
“Urimi i parë shkon për sovranin i cili në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 bëri zgjedhjen për ndryshimin e qeverisjes së vendit! Kjo është Fitore e Demokracisë. Urimi i dytë, shkon për LVV-në e cila doli parti e parë në këto zgjedhje. Natyrshëm urimi shkon edhe për Kryetarin e VV-së e kandidatin për Kryeministër – Albin Kurtin”, ka shkruar Krasniqi, raporton Koha.net.
Ai po ashtu ka uruar edhe për faktin se e majta për herë të parë doli partia fituese në zgjedhje.
“Të shpresojmë se zgjedhja është e duhura! E qytetari të jetë fituesi”, përfundoi Krasniqi.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…