LAJME

“Janë mbledhur 5 mijë dollarë për fëmijët e Liridonës”, si tentoi të përfitojë nga tragjedia i dyshuari për mashtrime të shumta

Pa kaluar as dy javë nga nata kritike ku Liridona Ademaj u vra, familja e Shaban Murselit ka marrë një telefonatë të çuditshme gjatë së shtunës.

Një person i panjohur deri në atë moment, që ishte paraqitur si përfaqësues i një shoqate bamirësie nga Mali i Zi, i kishte njoftuar ata se kanë mbledhur janë mbledhur pesë mijë dollarë për dy fëmijët që humbën, e babai i tyre po dyshohet si organizator i rastit.

Por që të hollat të dërgohen në familje, personi nga Mali i Zi, pati një kërkesë.

Në tërë ketë bisedë prezent ishte edhe babi i të akuzuarit të tretë për përfshirjen për vrasjen e Liridona Ademajt, Kushtrim Kokallaj, Saliu.

Për televizionin Dukagjini, ai ka treguar se si ranë pre e mashtrimit.

Baba i Kushtrim Kokallajt, Sali Kokallaj ka theksuar se “Tha duhet menjëherë me i pagu 280 euro në Western Union, se pa i pagu ato paret nuk dalin. Mi dha 280 euro Shabani, shkova i pagova. Shkova në Bankë, ku pat me i qit paret, i tregova që kështu më ka thënë njani, jo tha s’ka kurgjo.”

I njëjti, ishte prezantuar si Rinard Gjonbalaj, përfaqësues i një shoqate humanitare nga Plava e Malit të Zi.

Televizioni, në numrin e njëjtë me të cilin Gjonbalaj kishte komunikuar me familjarët, ka komunikuar me të, por ai ka mohuar përfshirjen në këtë rast.

Personi që e ka thirr : “ Unë: T’njëjtit kanë thenë se ju I keni telefonuar dhe ju keni thenë se janë mbledhur disa të holla për dy fëmijet jetim…

Riard:….Apsulutisht nuk ka të bëjë kurgja… unë as nuk I njoh as nuk kom të bëjë asgjë oj e nderuar me atë rast,……

Gjonbalaj, edhe më herët është përmendur si i dyshuar për mashtrime të ngjashme, duke u paraqitur si përfaqësues i bankave të ndryshime komerciale të vendit, e viktimë e tij kishin qenë shumë persona.

Me rastin, tashmë ka filluar të merret policia, pas denoncimit të bërë në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë-Gjakovë, Sheremet Elezi ka thënë se “Sot ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në polici se një personit i kishte dërguar një shumë parash me mendimin se do të përdoreshin për bamirësi. Më vonë kishte kuptuar se ishte mashtruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me vendimin e të cilit është iniciaur rast “Mashtrim”. Rasti është duke u hetuar”.

Gjonbalaj, siç ishte raportuar vitin e kaluar, kishte shfrytëzuar identitete të ndryshme, duke u paraqitur edhe si Nardi Krasniqi, përfaqësues i një bankeje komerciale të vendit, e përmes rrjeteve sociale, kishte arritur të vidhte të dhënat personale dhe ato bankare të shumë kosovarëve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

2 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

7 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

8 orë ago