LAJME

“Janë të izoluar në botën e tyre”/ Vështirësitë e adoleshentëve, psikologët e shkollave: Ja problemet e mëdha që po kalon brezi i ri

Thuhet se adoleshenca është periudha kur impulset njerëzore më të mira dhe më të këqija, luftojnë midis tyre për të marrë drejtimin.

Problemet e adoleshentëve sot lidhen me modelet nga rrjetet sociale, seksi, shëndeti mendor, droga e duhani.

“Ajo që shoh evidente është mungesa e interesit për jetën. Përherë e më shumë shohim adoleshentë që janë të tërhequr nga jeta sociale, që ndërveprimin e kanë shumë të pakët, që kanë mungesën e dëshirës për të qenë pjesë e aktiviteteve sportive. Adoleshentë të cilët janë të izoluar në atë botën e tyre, ku kontakti i vetëm është media sociale, nga e cila ajo që marrin janë vetëm modele shabllon.

Modele të një standarti jetese shumë të lartë, e cila reflektohet në mëdyshje, pasiguri të adoleshentëve apo dëshirën e madhe për t’i arritur gjërat shpejt edhe menjëherë. Nga ana tjetër, kjo gjendja e apatisë është shumë shqetësuese, sepse në një moshë kur ata duhet të kenë kanalizimin e energjisë drejt tregimit apo zhvillimit të potencialit të tyre si fizik dhe emocional, kemi tërheqje shumë të madhe që i çojnë ata në ndjenja vetmie shumë të larta”, tha Nereida Llaha-Psikologe Shkollore.

-Kur fillojnë të eksperimentojnë adoleshentët me lëndët narkotike?

“Një fenomen tjetër shumë shqetësues është konsumimi i lëndëve narkotike, alkoolit dhe cigares. Shumë i frikshëm është fakti që edhe në moshën e 9-vjeçares kemi individë më së shumti të gjinisë mashkullore që janë përdorues të lëndëve narkotike. Keq më vjen ta them por edhe 12-13 vjeçarët të cilët ne i shohim. Ndoshta shifrat nuk janë shumë të dukshme por për aq kohë sa nuk kemi një analizë apo statistikë, e marrim shqetësuese”.

-Kur i nisin marrëdhëniet seksuale?

“Mund të themi që 13 fillon apo është tencenca për të hyrë dhe për të krijuar një marrëdhenie seksuale. Duhet të kuptojmë që është ulur mosha e pubertetit dhe ata do kenë më tepër tendencën për të hyrë në marrëdhënie seksuale. Ajo që duhet të bëjnë prindërit është konsultimi, edukimi, sesi të hynë në mënyrë të shëndetshme në marrëdhënie seksuale. Përdorimi i masave mbrojtëse në mënyrë që të shmangim shtatzënitë e padëshiruara që mund të jetë fatale për zhvillimin psikologjik të fëmijëve”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

58 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

18 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago