Lidhur me sulmin në të cilin një polic u vra dhe një tjetër u plagos, Janjiq i tha N1 se kjo mund të jetë një nga ngjarjet që mund të bëhet shkas për tensione më të gjera të sigurisë.
Është shumë e rëndësishme të vërtetohen të gjitha faktet, tha Janjiq.
Siç theksoi ai, ky është një akt terrorist sepse janë sulmuar zyrtarë të një shteti.
Beogradi, shton ai, duhet të deklarohet.
Prishtina flet për një motiv politik. Sipas Janjiqit, Beogradi duhet të përgjigjet më saktë dhe më qartë përmes shërbimeve, e jo presidentit, që të dërgojë një pjesë të ekipeve nga pjesa tjetër e vijës administrative dhe të kontaktojë drejtpërdrejt me KFOR-in.
“Ne duhet të diskutojmë paketën e sigurisë, Beogradi refuzon ta diskutojë atë”, tha Janjiq.
Nëse kjo ngjarje kthehet në një ngjarje më të gjerë, “nëse nuk është vetëm një akt i izoluar terrorist me motive kriminale”, do të përballemi me çështjen e besueshmërisë së bashkësisë ndërkombëtare, tha Janjiq.
‼️ EXCLUSIVE VIDEOS FROM THE SCENE IN BANJSKA
Ексклузивни снимци са лица места у Бањској pic.twitter.com/TloRQBFMX5
— Serbnews (@serbnews) September 24, 2023