LAJME

Janjiq: Rrahja e Sanduloviqit tregon krizën në të cilën gjendet Serbia

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, analisti i njohur Dushan Janjiq, ka deklaruar se në Serbi po vërehet gjithnjë e më shumë prani të shërbimit sekret, prani e “deep state” në politikë dhe kjo tregon se vendi ka hyrë në një krizë siguri.

Janjiq tha se kur flitet konkretisht për rrahjen e kryetarit të Partisë Republikane në Serbi, Nikola Sanduloviq nuk është i informuar mirë, por gjithsesi ky është një akt i rëndë, një akt brutal dhe kërkohet një hetim i thukët.

“Në Serbi po shohim përditë e më shumë prani të shërbimit sekret, apo të asaj që quhet ‘shtet i thellë’ në politikë, e kjo ka ndodh edhe në këtë rast i cili ka të bëjë me një rast politik. Kjo tregon se Serbia ka hyrë në një krizë të thellë, në krizë siguri”, tha Janjiq dhe shtoi se kur dikush rrahet për qëllime politike nuk i konvenon askujt dhe kjo vetëm nxitë dhunë.

“Ky është një keqpërdorim i ligjeve, Sanduluviq është kritiku më i zëshëm ndaj Vuçiqit dhe për këtë tek institucionet ekziston një frikë nga Sanduloviq dhe ai akuzohet se punon për shërbimet inteligjente britanike. Vuçiq është koordinator i të gjitha këtyre institucioneve dhe ai po rrëshqet në këtë rrugë të dhunës, e cila nuk dihet kë do ta kap”, tha Janjiq në RTK.

Sipas tij, është e qartë që autoritete në Serbi po përdorin një lloj autoritarizmi, dhe kjo nuk ka të bëjë veç me Kosovën, por edhe brenda Serbisë, e kjo është në dëm të vendit.

Kryetari i Partisë Republikane Serbe ishte kidnapuar nga shtëpia e tij dhe ishte mbajtur për disa orë nga shërbimi sekret serb ku edhe është rrahur brutalisht. Opozitari serb, Nikola Sanduloviq muaj më parë kishte vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz ku ka bërë homazhe te varrezat e Jasharëve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

1 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

5 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

8 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

9 orë ago