KRYESORE

Japonia paralajmëron tërmet me magnitudë 9 ballë që mund të shkaktojë cunam shkatërrues në Paqësor

Qeveria japoneze ka publikuar sot një raport mbi pasojat ekonomike dhe sociale e një mega-tërmeti në brigjet e Paqësorit, i cili mund të shkaktojë cunami shkatërruese, të shembë qindra ndërtesa dhe potencialisht të vrasë rreth 300,000 njerëz, ka krijuar panik tek qytetarët.

Sipas të njëjtit burim, të cituar Reuters, ekonomia e Japonisë mund të humbasë deri në 1.81 trilion dollarë në rast të një mega-tërmeti të shumëpritur në brigjet e saj të Paqësorit.

Raporti i publikuar nga agjencia e lajmeve, bënë të ditur se shifra është e barabartë me pothuajse gjysmën e prodhimit të përgjithshëm të brendshëm bruto (PBB) të vendit dhe është më e lartë se vlerësimi fillestar.

“Dëmi i pritshëm ekonomik prej 270.3 trilion jen, ose gati gjysma e produktit të brendshëm bruto (PBB) total të vendit, u rrit ndjeshëm nga vlerësimi i mëparshëm prej 214.2 trilion jen pasi vlerësimi i ri llogaritet për presionet inflacioniste dhe të dhënat e përditësuara të terrenit dhe tokës, të cilat kanë zgjeruar zonat e parashikuara të përmbytjeve”, tregoi raporti i kabinetit.

Japonia është një nga vendet më të prekura nga tërmetet në botë dhe qeveria sheh rreth 80% mundësi për një tërmet me magnitudë 8 deri në 9 ballë përgjatë një zone të dridhur të shtratit të detit të njohur si Nankai Trough.

Në skenarin më të keq të një tërmeti të mundshëm me magnitudë 9 ballë, Japonia mund të përballet me 1.23 milionë njerëz të zhvendosur, që është rreth 10% e popullsisë së saj totale.

Nëse një tërmet i tillë do të godiste natën vonë gjatë dimrit, deri në 298,000 njerëz mund të humbnin jetën për shkak të cunamit dhe shembjeve të ndërtesave, sipas raportit.

Hendeku ndodhet në brigjet jugperëndimore të Paqësorit të Japonisë dhe shtrihet për rreth 900 kilometra, ku Pllaka e Detit të Filipineve zbret nën Pllakën Euroaziatike. Grumbullimi i tendosjeve tektonike mund të çojë në një megatërmet rreth një herë në 100 deri në 150 vjet.

Një tërmet me magnitudë 9 në vitin 2011 që shkaktoi një cunam shkatërrues dhe shkrirjen e një reaktori të trefishtë në një termocentral bërthamor në Japoninë verilindore vrau më shumë se 15,000 njerëz.

Vitin e kaluar, Japonia lëshoi ​​paralajmërimin e saj të parë për megatërmet dukeë thënë se kishte një “probabilitet relativisht më të lartë” të një tërmeti me magnitudë 9 ballë, pas një tërmeti me magnitudë 7.1 që ndodhi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

10 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

18 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

21 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

23 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago