LAJME

Jashari takon Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane, e falënderon për përkrahjen

Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është takuar në Gjermani me Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Gjeneral James Mcconville, të enjten e 7 korrikut.

Kështu ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin sociak ‘Facebook’, FSK-ja.

“Në suaza të konferencës, Gjeneral Jashari fillimisht pati takim me Gjeneral Mcconville, ku falënderoi Gjeneral Mcconville, ushtrinë amerikane dhe SHBA-të për përkrahjen e vazhdueshme për shtetin e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës”, është thënë në njoftimin e FSK-së.

Ndërkaq, është theksuar se FSK-ja është duke vazhduar të punoj për trajnimet e përbashkëta.

Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Gjeneral James Mcconville.

“FSK vazhdon të zhvillohet duke u bazuar në doktrinë, stërvitje dhe me pajisje amerikane, që lehtëson ndërveprueshmërinë mes dy ushtrive dhe trajnimet e përbashkëta. Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Mcconville u pajtuan për rritjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit mes dy ushtrive”.

Ndryshe, komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka udhëtuar për në Garmisch të Gjermanisë me ftesë të Shefit të Shtabit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjeneral James Mcconville për të marrë pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane (CEA)


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

13 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago