Kryeministri britanik, Boris Johnson ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe e ka përshkruar udhëheqësin ukrainas si një “hero”, pasi ai dha dorëheqjen si lider konservator.
Zelensky e falenderoi Johnson për veprimin e tij vendimtar për të ndihmuar Ukrainën pas pushtimit rus.
Johnson theksoi mbështetjen e palëkundur ndërpartiake të Britanisë së Madhe për presidentit Zelensky, duke u zotuar se ndihma e mbrojtjes do të vazhdonte për aq kohë sa do të ishte e nevojshme.
Gjatë fjalimit të dorëheqjes, Johnson tha se mbështetja e Britanisë së Madhe për Ukrainën ishte një nga arritjet kryesore të kryeministrisë së tij. Ai e vizitoi Kievin muajin e kaluar.
Kryeministri shtoi se do të vazhdonte të punonte me partnerët për t’i dhënë fund bllokadës së grurit në javët e ardhshme.
Presidenti Zelensky falënderoi kryeministrin për veprimin e tij vendimtar ndaj Ukrainës dhe tha se populli ukrainas ishte mirënjohës për përpjekjet e Britanisë së Madhe.
Kryeministri Johnson e përfundoi bisedën duke lavdëruar presidentin Zelensky, “Ti je një hero, të gjithë të duan”.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…