Parlamenti Evropian në seancën plenare më 23 mars do të votojë miratimin e draft rekomandimit në lexim të dytë për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Draft-rekomandimi do të paraqitet nga raportuesi për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, holandezi Thijs Reuten.
Javë më parë, 27 ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian miratuan vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Vendimi përfshin edhe pesë vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Këshilli miratoi në lexim të parë pozicionin e vet për udhëtimin pa viza për bartësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.
Rregullat e reja do t’u lejojnë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë në vendet e Bashkimin Evropian pa një vizë dhe të qëndrojnë në këto vende për 90 ditë gjatë periudhës prej 180 ditësh – thuhet në një njoftim të Këshillit të kryesuar nga Suedia.
Po ashtu në njoftim thuhet se qytetarët e Kosovës nuk do të kenë nevojë të kërkojnë vizë për udhëtim që nga data kur sistemi evropian i udhëtimit ETIAS që shërben për regjistrimin e të dhënave, të jetë funksional, dhe jo më vonë se një janari i vitit 2024.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…