“Je i paftuar”, Berisha pas 6 muajsh në Grupit Parlamentar, debaton me Alibeajn: Vendimi Bashës anti-statutor

6 muaj pas përjashtimit që i bëri ish-kreu i PD-së Lulzim Basha, Sali Berisha është rikthyer në mbledhjen e Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Në këtë mbledhje marrin pjesë edhe deputetët e Komisionit të Rithemelimit, ndërsa mungojnë deputetët të Grupit Parlamentar.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj është shprehur se Sali Berisha është i paftuar.  Ky i fundit është përgjigjur se vendimi i Lulzim Bashës për përjashtimin e tij ishte antistatutor.

Sipas Berishës, ai ka mandatin e Kuvendit të 11 Dhjetorit të konfirmuar me referendum dhe më pas me votën e zgjedhjeve të 6 Marsit.

Debati:

Alibeaj: Prezenca juaj në këtë sallë është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti. Me prezencën tuaj ju po zhvlerësoni vendimet e organeve të kësaj partie. Ju jeni i përjashtuar nga grupi parlamentar dhe çdo forum.

Berisha: Alibeaj më vjen keq për këtë qëndrim, vendimi i Lulzim Bashës është anti-statutor, jua kam thënë edhe pak ditë më parë dhe po jua përsëris, unë ju respektoj si kryetar grupi, por çdo organ vendimarrës në këtë parti ka qenë ilegjitime pas 11 dhjetorit. I vetmi organ që merr vendime është Komisioni i Rithemelimit.