Gazetari Furkan Saliu, në Maqedoninë e Veriut, ka publikuar një video, në të cilën pretendon se është filmuar një konflikt mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, gjatë takimit të mbajtur sot në kuadër të Samitit të Shkupit.
Në postimin në Facebook, Saliu shkruan se Rama e ka quajtur ‘injorant’ dhe se kur pranë tyre janë afruar gazetarë të tjerë, kryeministri shqiptar ka nisur të flasë normalisht.
Postimi i plotë:
Për shkak të distancës mikrofoni nuk ka kap gjithçka që më tha dhe i thash Ramës, po qe po mundohem pak a shumë tua shpjegojë situatën. Konferenca për media doli që nuk ishte për media po për televizionet private të Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit, dmth televizionet publike. Iu thash në anglisht të treve se kjo po duket mu ashtu siç e tha Rama, mini-Jugosllavi, pa liri të shprehjes. Kjo si duket e preku më së shumti Ramën.
Sapo Ndodhi:
Rama: Ti je një injorant!
F.S: Injorant Gashi?
Rama: Çfarë rinie jeni ju? Injorantë!
F.S: Nuk e di se a unë jam injorant apo ju arrogant?
Rama: Pse arrogant? Po e them të vërtetën, je injorant!
F.S: Ju ekspert injorantes, i njihni në shikim të parë, me shumë gjasa jeni të rrethuar me injorantë
Afrohen gazetarët, fillojnë të interesohen se për çfarë po flasim dhe Rama e ngrit zërin…
Rama: Nëse do intervistë ekskluzive..?
F.S: Jo faleminderit.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…
Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…