Deklarata e kryeministrit Rama për krijimin e një shteti bektashi ka ngjallur interes edhe në mediat e huaja. Në artikujt theksohet se nëse gjithçka shkon sipas planit, shteti bektashian i ngjashëm me Vatikanin do të jetë shteti më i vogël në botë.
Fillimisht lajmi për krijimin e këtij shteti është publikuar nga prestigjozja ‘The New York Times’, e më pas vetë Rama e konfirmoi zyrtarisht nga foltorja e OKB-së.
Sipas mediave botërore e në veçanti atyre turke ky shtet do të jetë për të promovuar një version tolerant të Islamit dhe traditën shqiptare të bashkëjetesës fetare. Po ashtu në gazetën e mirënjohur “Hyrjet” bëhet me dije se ky shtet nuk do të ketë tiparet sovrane të tij që janë ushtria, rojet kufitare ose gjykatat.
Shteti i ri thekson media turke, planifikohet të krijohet në një tokë 109 hektarë në Tiranë dhe do të ketë administratën e pasaportën e tij, ashtu si Vatikani.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…