Ishte fundi i prillit të vitit 2023, kur në koopertinën e revistës së përjavshme gjermane “Die Aktuelle” u shfaq fotografia e Michael Schumacher me titullin “Intervista e tij e parë”.
Titulli dhe koopertina e revistës bëjnë të qartë se vetë shoferi ka dhënë intervistën e tij të parë që nga aksidenti tragjik i skijimit në vitin 2013 që e la në koma. E ndërsa askush nuk e di gjendjen e vërtetë shëndetësore të ish-pilotit, revista vazhdoi me një taktikë shumë të diskutueshme.
Ajo reklamoi në koopertinën e saj se kishte intervistën e parë të Schumacher-it, madje gjoja kishte fjalët e tij. Sigurisht që realiteti është vite dritë larg, pasi ajo që ka bërë revista është përdorimi i një sistemi inteligjence artificiale (chatbot) që mund të përgjigjet duke imituar njerëz të famshëm.
Madje, brenda revistës gjoja kishte frazat e tij në thonjëza për të mbajtur të ngrohtë interesin si “Jeta ime ka ndryshuar tërësisht”. Familja e tij mori masa ligjore dhe u shfajësua
Gjykata sigurisht që shfajësoi familjen Schumacher dhe grupi mediatik Funke pagoi 200,000 dollarë. Nw fakt, ai kërkoi falje publike dhe shkarkoi kryeredaktorin që e lejoi këtë çështje.
“Ky artikull i dobët dhe mashtrues nuk duhet të ishte shfaqur kurrë. Ai në asnjë mënyrë nuk i përmbush standardet gazetareske që ne dhe lexuesit tanë presim.”, thuhej në deklaratën e revistës pas dhënies së dëmshpërblimit.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…