Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan s’i ka ndalur kërcënimet ndaj Greqisë. Sërish ai ka bërë deklarata të forta duke paralajmëruar autoritetet greke se për sa kohë që Greqia do të sillet mirë, nuk ka pse të ketë frikë nga raketat, raportojnë mediat në Athinë.
Në një komunikim për mediat ndërsa mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rrugës Marmaris-Darca, ai tha se është Greqia ajo që çdo ditë ‘ngacmon’ kufijtë turk.
Duke iu drejtuar qytetarëve turq, Erdogan fillimisht tha: “Për sa kohë që Greqia sillet mirë, ne nuk kemi punë dhe nuk ka nevojë të frikësohet nga raketat. Greqia ngacmon kufijtë tanë çdo ditë. Prej 20 vitesh shpresojmë se do ta mobilizojmë vizionin e ‘Shekullit të Turqisë’ në të njëjtën mënyrë që kemi bërë me projektet që kemi arritur. A jemi gati të ndërtojmë së bashku “Shekullin e Turqisë”? A jemi gati të mirëpresim shekullin e ri të Republikës në vitin 2023 si Turqi së bashku, vëllezërit dhe motrat e mia?”, ka thënë më tej ai.