Joe Biden shpallet fitues në Washington

Joe Biden është shpallur fitues në Washington, kështu duke shënuar fitoren e pestë me radhë nga gjashtë shtetet që votuan të martën e kaluar.

Pas gati një jave të numërimit të votave, ish nënkryetari  kishte një epërsi ndaj senatorit të Vermontit, Bernie Sanders, i cili më vonë u bë i pakapërcyeshëm.

Washingtoni ishte shteti që Sanders kishte shpresuar të fitonte. Në vitin 2016, ai fitoi më shumë se dy të tretat e delegatëve.

Biden fitoi katër shtete të tjera të martën e kaluar: Misuri, Mississippi, Michigan dhe Idaho.

Sanders fitoi Dakotën e Veriut.

Tre shtete – Arizona, Illinois dhe Florida – janë planifikuar të zhvillojnë këto gara të martën, ndërsa Ohio pritet të anulojë atë për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi.

Ndërsa një gjyqtar i Ohio të hënën hodhi poshtë një kërkesë për të vonuar zgjedhjet e këtij shteti, disa orë më vonë guvernatori i shtetit Mike DeWine tha se drejtori i shëndetit të shtetit do të deklaronte një urgjencë shëndetësore dhe të urdhëronte që votimet të mos hapeshin.

Zyrtarët në Arizona, Illinois dhe Florida thonë se po bëjnë përgatitje për të siguruar votuesit, derisa shqetësimet vazhdojnë të ngriten.