POLITIKE

John Bolton: Kërcënimi i Trump për tërheqje nga NATO duhet të merret shumë seriozisht

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i Donald Trump, John Bolton thotë se kërcënimi i Donald Trump për t’u tërhequr nga NATO duhet marrë seriozisht. Sipas tij, presidenti i zgjedhur amerikan nuk i beson NATO-s dhe se nuk e kupton parimin e një aleance mbrojtëse.

Pavarësisht retorikës së fortë të Trump, ai tha se njerëzit duhet ta marrin kërcënimin e tërheqjes së NATO-s “shumë seriozisht”.

“Ai në thelb mendon se ne po mbrojmë Evropën, nuk marrim asgjë prej saj. Ata nuk paguajnë asgjë. Çfarë ka për ne? Është e njëjta pikëpamje që ai ka me aleancat tona me Korenë e Jugut dhe me Japoninë. Unë jam shumë i shqetësuar për këtë.Tani evropianët dhe shumë të tjerë thonë “por ne jemi afër të paguajmë 2% të PBB-së sonë për mbrojtjen – për të cilën u zotuam, meqë ra fjala, dhjetë vjet më parë në një samit të NATO-s” dhe që shumë nuk e kanë arritur ende. Unë mendoj se SHBA do të duhet të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes në diçka afër nivelit të epokës së Reganit (4/5%). Kjo do të thotë se Evropa do të duhet të shkojë deri në 3%.”, u shpreh Bolton.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

5 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago