Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Andrija Mandiq ka reaguar sërish rreth arrestimit të dy ushtarëve malazez që para pak ditësh erdhën dhe provokuan në Kosovë.
Ai thotë se është duke bërë gjithçka që ata të dy të lirohen, derisa në postimin e tij në X, nuk ka rreshtur së quajturi Republikën e Kosovës me termin “Kosovë dhe Metohi”.
Dy ushtarë malazezë u arrestuan në Kosovë javën e kaluar pasi shkruanin “Kosova është Serbi” në makinën e tyre.
Në postimin e sotëm në rrjetin social X, Mandiq ka thënë se nga momenti i arrestimit të tyre po bën gjithçka që ka në dorë si kryetar i Kuvendit për t’i kthyer në shtëpi. Ai dy ushtarët që provokuan në Kosovë i quan serbë të pafajshëm.
“Nga momenti i arrestimit të tyre po bëj gjithçka që kam në dorë si kryetar i Kuvendit, që ministria kompetente në Qeverinë e Malit të Zi t’i kthejë në shtëpitë dhe familjet e tyre qytetarët e pafajshëm të burgosur të Malit të Zi dhe pjesëtarët e ushtrisë sonë”.
Ai këtë postim e bëri për t’i dalë në krah rinisë ortodokse “Rrugët e gëzimit në trojet e të gjallëve” të cilët protestuan mëngjesin e sotëm para dhomës më të lartë legjislative në Mal të Zi.
“Anëtarët e së cilës dërguan mesazhe vëllazërimi dhe solidariteti këtë mëngjes me serbët e pafajshëm të burgosur nga Nikshiqi, të cilëve iu dha masa e paraburgimit për 30 ditë” – tha kryetari i Kuvendit dhe lideri i Demokracisë së Re Serbe (NSD), proserbi dhe prorusi Andrija Mandiq.
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…