POLITIKE

Johnson duke krahasuar Putinin me Milosevicin, përmend një analogji mes Fushë Kosovës dhe Kievit

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka deklaruar së fundi, se ka parë një ‘analogji të ngushtë’ në mes të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe kriminelit i cili vrau mijëra kosovarë, Slobodan Milosevic.

Johnson, në një interviste që pati për El Pais, pasi u pyet për analogjinë që ia kishte bërë Putinit dhe Milosevcit në parlament, bëri një tjetër krahasim mes Fushë Kosovës dhe Kievit, të përmendura si vatra nacionalizmi nga të dy diktatorët.

“Slobodan Milosevici identifikoi vendlindjen e nacionalizmit serb, në të vërtetë kombin serb, në Fushë Kosovë, dhe ai e frymëzoi popullin e tij me këtë ide të keqlindur se ai duhej të shpëtohej dhe të çlirohej. Ekziston një lloj analogjie shumë e ngushtë midis këtij gabimi katastrofik dhe asaj që presidenti i Rusisë ka thënë për Kievin dhe origjinën e fesë, kulturës dhe qytetërimit rus dhe objektivave të tij në Ukrainë”, deklaroi ai.

Kryeministri britanik ka thënë se është shumë interesante që të dy liderët kishin qenë në pushtet për një kohë të gjatë, të dy gjithnjë e më autokratikë.

“Ajo që unë sigurisht besoj është se ka një analogji të ngushtë midis sjelljes së Putinit dhe viteve të fundit të Slobodan Milosevicit. Është shumë interesante që të dy liderët kishin qenë në pushtet për një kohë të gjatë, të dy gjithnjë e më autokratikë, që të dy kërkonin të forconin pozicionin e tyre të brendshëm dhe gjetën një kauzë të madhe nacionaliste”, deklaron më tutje ai.

Johnson ka folur edhe për mundësinë e dërgimit të Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është çështje e tyre [Ukrainës]. Do të duhej të bëhej mbledhja e provave. Nëse ka prova të përdorimit të municioneve të paligjshme, bombave thërrmuese, armëve me tytë, kjo do të duhet të dërgohej në Holandë”, deklaroi Johnson.

Beteja e Fushë-Kosovës së vitit 1389 u kthye në mit nga themeluesit e kombit serb, Vuk Karadzic, i cili ngjizi nacionalizmin serb. Më 1989-ën, Milosevici organizoi në Fushë-Kosovë mitingun e njohur nacionalist me mbi 1 milion pjesëmarrës të ardhur nga Serbia, nga ku shpalli filozofinë e tij nacionaliste.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

24 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago