KRYESORE

Parashikimi për fundin e Rusisë dhe Putinit: Kjo do të ndodhë nëse Ukraina reziston edhe pak ditë

Gazetari dhe njohësi i çështjeve të Evropës lindore, Sergej Sumlenny, thotë se ushtria ruse është gati të kollapsojë. Sipas tij, Rusia s’ka rezerva dhe tanket që i dërgon në front janë të vjetër.

Ai përmes një postimi në Twitter ka shkruar se rusët janë përpjekur të shfrytëzojnë kamionët e shenjën e Kryqit të Kuq për të transportuar armatim.

“E di që tingëllon e çuditshme por ndjehet se Rusia dhe ushtria e saj janë gati të kolapsojnë. Rusia padyshim nuk ka rezerva të mbetura: tanket që ata dërgojnë në front janë shumë të vjetër, pa forca të blinduara aktive, duken si makina stërvitore. Ata nuk kanë kamionë, duke përdorur ato civile. Bombardimet ruse të qyteteve të Ukrainës janë e kundërta e asaj që një komb që është gati të pushtojë fqinjin e tij të pasur (dhe provinca ukrainase është më e pasur se ajo e Rusisë) është një shenjë dëshpërimi. Pikërisht si përpjekja për të përdorur kamionët e shënuar me Kryqin e Kuq si transportues municionesh”, ka shkruar ai.

Sumlenny gjithashtu ka bërë me dije se numri i aeroplanëve luftarakë dhe helikopterëve rusë që po rrëzohen nga Ukraina po shtohet.

“Ditëve të fundit, numri i aeroplanëve luftarakë dhe helikopterëve të Rusisë që po rrëzohen nga ushtria ukrainase po shtohet. Të paktën 4 aeroplanë luftarë dhe një helikopter. Jemi në ditën e 10 të luftës dhe mbrojtja ajrore ukrainase po funksionon dhe pilotët elitarë rusë po vdesin”, ka shkruar ai.

Ai thotë poashtuse rusët s’po munden t’i koordinojnë veprimet dhe për këtë arsyet komandantët e ushtrisë ruse po detyrohen të afrohen në vijat e frontit.

Tutje, gazetari Sumlenny ka listuar edhe disa faktorë që sipas tij së shpejti do të krijonë probleme të brendshme për Rusinë siç janë sanksionet, rënia e valutës ruse, tërheqja e kompanive perëndimore nga Rusia.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago