Aktori i Hollivudit dhe ambasadori i vullnetit të mirë i Kombeve të Bashkuara, Ben Stiller e ka konsideruar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky si heroin e tij, gjatë një vizite në Kiev.
“Ajo çfarë keni bërë, mënyra si keni mobilizuar shtetin, botën, është vërtet inspiruese”, ka thënë ylli amerikan 56-vjeçar, duke iu referuar fjalimeve të Zelenskyt para parlamenteve në gjithë botën.
“Është nder i madh për mua… ju jeni heroi im”, ka thënë Stiller, i cili është emëruar ambasador i vullnetit të mirë i OKB-së më 2018.
Vizita e tij në Kiev dhe takimi me Zelenskyn janë realizuar në Ditën Botërore të Refugjatëve.
Zelensky dhe Stiller kanë diskutuar nevojat e personave të zhvendosur përkohësisht në Ukrainë dhe Poloni, të cilët Stiller i ka vizituar para se të takonte Zelenskyn
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…