Judah: Grenellin e preka në “tel” kur zbulova informacionet për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Analisti britanik, Tim Judah ka folur edhe një herë për replikat e tij me të Dërguarin Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Judah ka thënë se është i lumtur që Grenell iu përgjigj atij duke thënë se është e gabuar të pretendosh që SHBA dëshiron një marrëveshje të shpejtë dhe të madhe mes Kosovës e Serbisë.

Mirëpo, Judah thotë se deklaratat e tij “prekën në tel” sepse ajo që thotë është e vërtetë. Përndryshe, sipas tij Grenll nuk do të reagonte.

Kjo do të thotë se “preka në tel” sepse ajo që thashë ishte e vërtetë. Përndryshe Grenell nëse nuk do të kisha të drejtë, Grenell nuk do të mundohej të më gjykonte sipas stilit të Trump. Nëse ajo që thashë nuk do të ishte e vërtetë, ai kurrë nuk do të shqetësohej të reagonte. Amerikanët janë të zemëruar që këto informacione u zbuluan dhe, unë dyshoj, se kjo për faktin se nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje, tha për Tim Judah, shkruan gazeta Serbe “Danas”, transmeton Reporteri.net.

Kujtojmë se Judah shkroi në Twitter pas takimit të fundit midis presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, të mbajtur në prani të Grenell, se ambasadori Grenell dhe njerëzit e Trump janë duke tentuar arrijnë shpejtë një marrëveshje të madhe.