Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka folur edhe për mundësinë e një koalicioni me Vetëvendosjen, pas dështimit të një marrëveshje në mes të partive të Kurtit dhe Mustafës.
I pyetur se a do të pranonte të diskutonte ofertën eventuale të VV’së për koalicion ka thëne se PDK e ka bërë të qartë pozicionin e saj menjëherë pas zgjedhjeve.
Ai ka thënë se do ta respektojnë vullnetin qytetar të dhënë përmes votës, duke qëndruar në opozitë.
Veseli në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se pas konstituimit të legjislaturës së re u ka bërë thirrje partive fituese të zgjedhjeve që të procedojnë me formimin e institucioneve dhe mos ta fusin vendin në bllokadë.