LAJME

”Kalaja e Barçit”, një qendër e re arkeologjike i shtohet zonës së Korçës

Një qendër e re arkeologjike i shtohet trashëgimisë së pasur kulturore dhe arkeologjike të zonës së Korçës. Kërkimet e fundit të ekipit shqiptaro-francez kanë nxjerrë në dritë dëshmitë e para arkeologjike të një vendbanimi kodrinor mbi fshatin Barç, që njihet nga vendasit me emrin “Kalaja e Barçit”.

Nga gërmimet kemi kuptuar që vendbanimi ka filluar që në periudhën e hekurit, përafërsisht rreth shekullit të VIII p.e.s dhe është përdorur në vazhdimësi deri në periudhën qytetare ilire. Kemi struktura të ndryshme, një e tillë është siti katër këndorë e cila mund të jetë një kullë e periudhës qytetare ilire pasi pozicioni ku është vendosur sitit është një pozicion dominues në peizazh. Sivjet kemi zbuluar një mur rrethues i cili rrethon tarracën e sipërme të sitit. Kemi të bëjmë me një sit më kompleks se sa kemi menduar në fillim”, u shpreh Rovena Kurti Ruka, Bashkëdrejtuese e projektit.

Kërkimet kanë zbuluar gjurmë arkitekturore të periudhave të ndryshme, tregues të banimit të vazhdueshëm në këtë vend gjatë periudhës së hekurit dhe asaj qytetare ilire, rreth 2800 vjet më parë.

Këto zbulime të reja dhe kërkimet në të ardhmen do na japin të dhëna më të rëndësishme mbi vendbanimin gjatë periudhës së prehistorisë së vonë”, tha Rovena Kurti Ruka.

Studiuesit e angazhuar në projekt do sjellin të dhëna nga aspekte të ndryshme të jetës së komunitetit të vendosur në këtë vendbanim, i cili ofron një tjetër potencial turistik për rajonin e Korçës e më gjerë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

1 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

5 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

21 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

24 orë ago