KRYESORE

Kallas në veri: Njëra palë thotë një gjë, pala tjetër një gjë tjetër, ndërkombëtarët e japin pasqyrën e saktë

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, tha se ka versione të ndryshme të palëve në vizitën e saj të paparalajmëruar në veri të vendit ku u deklarua për mediat atje.

Ajo tha se vizita në veri është e rëndësishme sepse “shohim shumë narrativa të ndryshme dhe është e nevojshme të jemi dëshmitarë vetë se çfarë po ndodh në terren dhe çfarë po thonë njerëzit”.

“Mendoj se këto janë informacione jashtëzakonisht të rëndësishme për mua që ta kuptoj më mirë situatën, sepse shohim që njëra palë thotë një gjë dhe pala tjetër thotë diçka tjetër. Por mendoj se forcat ndërkombëtare që janë këtu po japin një pasqyrë mjaft të saktë dhe është gjithashtu e rëndësishme të flasim me njerëzit në vend”, tha Kallas.

Ajo shtoi: “Dhe më pas mund të shohim se çfarë mund të bëjmë më shumë në mënyrë që e ardhmja të jetë e begatë, e sigurt dhe e qetë për të gjithë në Kosovë”.
Kryediplomatja e BE-së tha se në veri vizitoi gjykatën dhe tha se gjykata është funksionale dhe se është duke pritur që gjyqtarët serbë të kthehen.

“Gjithashtu u takova me përfaqësues të shkollave këtu për të kuptuar situatën dhe për të biseduar drejtpërdrejt me njerëzit, për të parë me sytë e mi se çfarë po ndodh. Ata, natyrisht, janë në lëvizje dhe unë kam folur me KFOR-in, gjithashtu edhe me misionin e EULEX-it, për të marrë përshtypjet e tyre për situatën në terren”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago