KRYESORE

Kallas: Viti 2030, objektiv realist për integrimin e Shqipërisë

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, e cilësoi sot vitin 2030 si një objektiv realist për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por theksoi se ky qëllim varet nga përmbushja e reformave dhe zbatimi i tyre në praktikë.

Deklarata u bë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, në kuadër të vizitës zyrtare të Kallas në Tiranë.

“Viti 2030 është një objektiv realist, nëse të dyja palët bëjnë mirë detyrat e shtëpisë. Nuk mjafton vetëm miratimi i reformave, por është thelbësore që ato të zbatohen”, tha Kallas.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve për rolin e reformave në drejtësi, veçanërisht ato që lidhen me luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta, Kallas vuri në dukje se sundimi i ligjit është jetik, jo vetëm për integrimin europian, por edhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Shteti i së drejtës është një nga themelet e Bashkimit Europian, por edhe themeli i mirëqenies së një vendi. Nëse investitorët kanë besim te sistemi juaj ligjor, ata do të kenë besim të investojnë në ekonominë tuaj”, theksoi ajo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

8 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

10 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

10 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

14 orë ago