Kandidatja demokrate ka thënë kësaj jave se do t’i japë fund ndalimi të kanabisit dhe se do të ndihmojë meshkujt me ngjyrë të përfitojnë nga kjo industri, nëse zgjidhet në post.
‘Joshja’ e re për votuesit ka ngritur interesin e mediave që pyesin nëse do të sjellë ndryshim në dominimin e fushatës nga rivali i saj republikan, shkruan rrjeti britanik The Guardian.
Harris tha në fillim të javës se nëse zgjidhet presidente do të legalizojë për të rriturit kanabisin për përdorim të lirë, që është hera e parë që ofrohet nga një kandidat presidencial.
Si pjesë e ofertës ajo shtonte se do të sigurohej që të burrat me ngjyrë, të cilët janë prekur më shumë nga lufta ndaj drogave e autoriteteve në SHBA, tashmë të përfshihen e të përfitojnë nga industria e re.
Vince Sliwowski, partner i grupit ligjor të kanabis tha se ishte “i lumtur për mesazhin” por shtonte: “Ajo nuk mund ta bëjë këtë vetëm me një të trokitur të gishtave kur të vijë në zyrë. Kjo ka nevojë për urdhra ekzekutivë”.
Griffen Thorne, avokat i specializuar në çështjet e kanabis tha se dukej qartë se premtimi ishte “qartësisht politik”, pasi njoftimi vjen tre javë para zgjedhjeve.
Thorne dhe ekspertë të tjerë thanë për rrjetin Guardian se Harris dhe fushata e saj po përpiqet të afrohet me votuesit me ngjyrë, të prekur nga varfëria dhe problemet me ligjin, të cilët më parë nuk do të preferonin të votonin për Harris më shumë sesa për Biden, sipas një sondazhi të rrjetit New York Times.
Gjatë administratës Biden janë bërë një numër premtimesh mbi kanabis, si lirimi të dënuarve për zotërim të bimës, dhe riklasifikimin e saj nga autoritetet shëndetësore të SHBA.
Mirëpo edhe Trump ka ndryshuar tonin e tij për kanabis kësaj vere duke mbështetur një referendum në Florida për legalizimin e kanabisit në formë të lirë, shkruan the Guardian.
Reagimet e industrisë për premtimet e Harris ishin të përziera.
“Nuk habitem që një tjetër politikan bën zotime legalizimi me shpresë për të mbledhur disa vota plus, kjo nuk është hera e parë që ata e bëjnë”, tha Caleb Counts, drejtues i grupit prodhues ‘Connected Cannabis’.