Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe shef i Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA” në Kuvendin e Serbisë, i ka thënë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në seancën e sotme se ai duhet ta kuptojë që po negocion me palën e Kosovës, fëmijët e të cilëve ishin vrarë nga paramilitarët serbë.
Kamberi tha se sheh perspektivë në Bashkimin Evropian dhe në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
“Si pjesëtar i popullit shqiptar, unë shoh perspektivë në BE, por edhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Formula për bashkëjetesën e popujve ballkanikë është mirëkuptimi, gjithçka tjetër ka çuar në konflikte të përgjakshme”, tha Kamberi.
Ai theksoi se reciklimi i termave të viteve 1990 nuk kanë vend në dialog dhe se Serbia duhet ta kuptojë se pavarësia e Kosovës është rezultat i prishjes së Jugosllavisë.
“Gjuha e urrejtjes dhe riciklimi i termave nga vitet 1990 nuk kanë vend në dialog. Unë e kuptoj që Serbia përfaqëson interesat e saj, por Serbia duhet ta kuptojë që ju jeni duke negociuar me njerëz, fëmijët e të cilëve u vranë nga akrepat (njësia paraushtarake serbe aktive gjatë luftërave të viteve ’90) serbë. Sot duhet të kuptohet se pavarësia e Kosovës është rezultat i prishjes së Jugosllavisë”, u shpreh Kamberi.
“Publiku serb duhet ta dijë se vrasjet e popullsisë shqiptare ishin kryer dhe forcat serbe kryen sulme të përhapura dhe të organizuara ndaj shqiptarëve”, theksoi Kamberi.
Në këtë seancë, që po vazhdon të zhvillohet, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po raporton lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…