Sipas kancelarit Karl Nehmer, anëtarësimi i plotë i Turqisë në Bashkimin Evropian do të ishte i paimagjinueshëm për Austrinë.
Austria dëshiron t’i japë fund zyrtarisht negociatave të anëtarësimit me Turqinë sepse – siç deklaroi kancelari austriak Karl Nehamer: “Anëtarësimi i plotë i Turqisë në Bashkimin Evropian ishte i paimagjinueshëm për ne”.
Edhe pse Nehamer theksoi se Turqia do të mbetet një partner i rëndësishëm ndërkombëtar, ai beson se nuk duhet të ketë asnjë shans që Ankaraja të anëtarësohet ndonjëherë në Bashkimin Evropian, transmeton Advance.hr.
“Është e rëndësishme që ne të trajtojmë njëri-tjetrin në mënyrë të drejtë, dhe kjo përfshin përfundimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit që janë ngrirë prej vitesh dhe të zhvillojmë një koncept të ri bashkëpunimi”, tha Nehamer.