17.12.2024, Berlin: Friedrich Merz (CDU), CDU-Bundesvorsitzender und Unionsfraktionsvorsitzender, gibt zu Beginn der Unionsfraktionssitzung ein Pressestatement. Foto: Kay Nietfeld/dpa +++ dpa-Bildfunk +++
Pas sulmit në Magdeburg, kandidati i partisë kristiandemokrate për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz ka dalë me një reagim të ashpër: Politikani që rezulton nga sondazhet si favorit për marrjen e këtij posti kërkon ashpërsim të ndjeshëm të rregullave të emigracionit.
Autori i ngjarjes në Magdeburg dukej se ishte një kundërshtar mjaft agresiv i Islamit cili më parë kishte vënë në dukje rreziqet e islamizmit politik. Por është fare e qartë se në tokën gjermane po zhvilloheshin konflikte me këtë autor, i cili në fakt nuk i përshtatet aspak profilit të mëparshëm të agresorëve të kësaj natyre, e këtë ne thjesht nuk mund ta tolerojmë”, nënvizon Merz. Kreu i CDU-së ankohet se në përgjithësi, numri i krimeve të rënda të kryera nga emigrantët po rritet. “Niveli dukshëm më i lartë i krimit të huaj është i dokumentuar publikisht në detaje. Islami politik në veçanti është një nga motivet kryesore për krimet e kryera në Gjermani”, thotë ai.
Sipas të dhënave të BKA-së, apo Zyrës Federale të Policisë kriminale në Gjermani, përqindja e të huajve të dyshuar për krime në 2023 ishte 34.4% nëse nuk merren parasysh shkeljet e ligjeve të emigracionit. Por ZeitOnline thotë se kjo rritje mund të lidhet edhe me fakt që përqindja e të huajve në popullsi është shtuar gjithashtu.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…