Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim kandidatin për president të Serbisë, nga Partia Republikane, Nikola Sanduloviç.
Gjatë takimit, Sanduloviç tha se pavarësia e Kosovës është histori e përfunduar në vitin 1999.
Ndër të tjerat mes Kurtit dhe Sanduloviçit u bisedua për tema të shumta.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kandidatin për president të Serbisë nga Partia Republikane e Serbisë, Nikola Sanduloviq. Duke e uruar Kryeministrin Kurti për Ditën e Pavarësisë, z.Sanduloviq tha se pavarësia e Kosovës është histori e përfunduar në vitin 1999. U bisedua për temat aktuale, me fokus ngjashmëritë mes Asociacionit të komunave serbe në Kosovë dhe Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Duke folur për situatën aktuale në Serbi, u veçua mungesa e demokracisë, rreziku nga rritja e nacionalizmit dhe ndikimi i madh i Rusisë. Në takim u theksua rëndësia e pozicionimit të politikanëve të rinj në Kosovë dhe Serbi, si dy shtete aleatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si anëtare te Bashkimit Evropian dhe NATO-s në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.