POLITIKE

“Kanë filozofinë e matrapazit”/ Vjosa park kombëtar, Lubonja: Vizioni i Ramës, shitja e Shqipërisë

Fatos Lubonja është pak optimist për ruajtjen e Vjosës, pavarësisht vendimit të qeverisë për ta kthyer në park kombëtar.

Ai tha në rubrikën “Opinion” në News24 se problemi qëndron te çfarë vizioni ka, çfarë mendimi ka ai që është i pari, pastaj të tjerët. Sipas tij, vizioni është po ai që ka pasur, dhënia e Shqipërisë, shitja e Shqipërisë meqenëse ke pushtetin.

“Fjala optimiste është e madhe, e tepërt. Unë mora ca informacion dhe ajo që shikoj unë është më një anë presioni i madh që vjen fatkeqësisht nga jashtë, Di Caprio dhe nga brenda. Dhe ata nga brenda të organizuar nga jashtë. Kam qenë në Vjosë për të protestuar me një gjerman. Edhe shqiptarët ankohen, sidomos ku iu vjedhin ujin këta, iu bëjnë HEC-e. Por në ato raste nuk para kanë pyetur. Ndërsa kur gjëja bëhet pak më televizive se del Leonardo di Caprio, na prish imazhin, iluzioni që do të mbulojë realitetin, është bërë diçka. Për mendimin tim, me aq sa jam informuar, është thënë që do bëhet diçka, se Ramën e njohim. Teknika e tij në këto raste është shtyje, gënjeje, mashtroji, premtoji deri sa t’i gjesh momentin gjësë. Problemi është çfarë vizioni ka, çfarë mendimi ka ai që është i pari, pastaj të tjerët. Vizioni është po ai që ka pasur. Dhënia e Shqipërisë, shitja e Shqipërisë meqenëse ke pushtetin, ke firmën dhe vulën, te të pasurit, te ata që investojnë se ata të mbështesin, puno për ta dhe bëj ndonjë gjë për të mashtruar.
Kam kundërshtuar herët, që kur filloi teknika: Japim kalanë për restorant se është njëri që ka lekë dhe pastaj ky na e bën kështu. E njëjta filozofi dhe te Tirana, te parku i Tiranës. Me sa kam parë nëpër botë, kur thua një park natyror, ti duhet ta lësh atë, nuk duhet ta urbanizosh. Nuk fut njëri fusha sporti, futbolli, minifusha, shitës ambulantë, lihet në natyrë që njeriu të jetojë në harmoni me natyrën. Ndërsa këta pikërisht sepse kanë atë filozofinë e matrapazit, atij që duhet të nxjerrë fitim, se i bëj një nder atij, i bëj një kioskë këtu se ky do më japë ca lekë, ose ca vota, kjo është filozofia e atyre që duan ta përdorin. Këtë shikoj dhe te Vjosa tani.
Po dëgjoja Kumbaron, do e bëjmë ne, por nuk do e lëmë të rriten egërsirat atje. Do ta urbanizojmë Park dhe aeroport nuk ka, aeroporti është masakër. Këta duan dhe park dhe aeroport. Nuk vendosin se aty ka pasur projekte për HEC-e dhe aty ka njerëz që kanë investuar, njerëz të fuqishëm. Këto e bëjnë që Rama të luajë me dy porta. Vizionin nuk e ka, siç ka shkatërruar Tiranën, po shkatërron Shqipërinë”, deklaroi Lubonja.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

18 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

21 orë ago