Situata politike në Mal të Zi është e tensionuar pas kërkesës së Lëvizjes Qytetare URA për shkarkimin e Qeverisë së Malit të Zi, e më pas edhe të kryetarit të Kuvendit Aleksa Beçiç, gjë që solli protesta dhe ofendime ndaj zëvendëskryeministrit shqiptar, Dritan Abazoviç.
Së fundi, Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç ka shprehur hapur zemërimin ndaj zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç.
Kryeministri ka deklaruar se nuk është i informuar se çfarë ka biseduar Dritan Abazoviq me Patriarkun Porfirio në Beograd.
“Dritan Abazovic nuk është konsultuar për udhëtime në Beograd, Amerikë, Dubai dhe Tiranë”, tha Krivokapiç.
“Pikërisht një stil i tillë sjelljeje, shara-vara, është një stil sjelljeje. Si mund të jetë të shkosh në vizita private. Pse dikush nuk pyet se sa kushton një natë në një hotel të shtrenjtë, jo për një person, por për një delegacion”, deklaroi Krivokapiç për mediat malazeze..
Në një intervistë për TVCG, ai tha gjithashtu se Abazoviç nuk e ka konsultuar atë për udhëtime në Beograd, Amerikë, Dubai dhe Tiranë.
I pyetur se pse nuk e ktheu Abazovicin nga ato udhëtime, siç bëri në rastin e ministrit të Jashtëm George Raduloviç, të cilin e ktheu nga vizita në Maqedoninë e Veriut, Krivokapiç tha se të gjitha këto, përveç udhëtimit në SHBA, ishin udhëtime private të zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviç.