Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar bizneset që nënat vetushqyese duhet të lirohen nga puna ndryshe do të penalizohen.
Sipas Haxhiut, bizneset nuk po i lirojnë nënat vetushqyese me arsyetimin se ajo nuk përmendet shprehimisht në vendimin e qeverisë.
“Punëdhënësit duhet të zbatojnë vendimin e qeverisë edhe për nënat vetushqyese.
Pika e parë e vendimit të qeverisë kërkon lirimin e njërit prind nga puna për shkak të kujdesit ndaj fëmijëve. Në rastet e nënave vetushqyese ky vendim nuk po zbatohet me arsyetimin e mospërmendjes shprehimisht në vendim”, deklaroi Haxhiu.
Ajo tha se nënat vetushqyese i rrisin fëmijët të vetme dhe se abuzimi i punëdhënësve në këto raste është i papranueshëm dhe penalizohet.
“Qëllimi i lirimit të njërit prind është kujdesi ndaj fëmijës dhe në rastet e nënave vetushqyese do të thotë që duhet të liroh et nëna. Do ta denoncojmë secilin punëdhënës që e shkelë vendimin”, përfundoi ministrja e Drejtësisë
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…